Zv-kryeministri takohet me ministrat për të diskutuar rreth linjave ajrore dhe gastranomisë

Zv-kryeministri ka njoftuar për këtë takim ku thuhet u diskutua lirimi masave për disa sektore.

Zv-kryeministri takohet me ministrat për të diskutuar rreth linjave ajrore dhe gastranomisë

Zv-kryeministri, Besnik Tahiri bashkë me zv-kryeministren, Albulena Balaj-Halimi kanë takuar Ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të disktuuar në lidhje me vazhdimin e lehtësimit të masave për disa sektorë të rëndësishëm.

Kryesisht linjat ajrore dhe sektori I gastronomisë kanë qenë në fokus kryesor dhe disa sektorë të tjerë.

Tahiri në një postim në Facebook tha se ky takim ka qenë konsultues lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmirren.

“Gjatë mëngjesit të sotëm, së bashku me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj Halimaj patëm takim konsulutes me Ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë. Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ka pasur kërkesa nga sektorë të ndryshëm që të lirohen në vazhdimin e punës pasi disa muaj më parë ishin bllokuar shumica e sektorëve shkak i pandëmisë së shkaktuar nga COVID-19. /Insajderi/