Zv-Kryeministrja serbe: Kurti nuk është dikush që mund t’i japë mësime Serbisë

Zv-Kryeministrja serbe: Kurti nuk është dikush që mund t’i japë mësime Serbisë

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic, ka deklaruar se Albin Kurti “nuk është dikush që mund t’i jap mësime Serbisë”.

Këto deklarata të Mihajlovic erdhën pasi fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, kishte deklaruar se për qytetarët “dialogu është prioriteti i gjashtë apo i shtatë”.

Deklarata e Kurtit në Beograd po cilësohen të jenë “neglizhencë e Prishtinës për dialogun”.

“Serbia nuk është përkulur asnjëherë përpara kërcënimeve dhe shantazheve dhe Kurti nuk është dikush që mund t’i japë Serbisë mësime, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Serbisë për të mbajtur të gjallë dialogun”, ka deklaruar Mihajlovic.

Ndërsa, i dërguari special për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se bisedimet duhet të rifillojnë menjëherë pasi të formohet Qeveria e re në Prishtinë. /Insajderi.com