Zv-ministri i Arsimit se përjashton mundësinë që disa mësimdhënës të përjashtohen nga puna

Zv-ministri i Arsimit se përjashton mundësinë që disa mësimdhënës të përjashtohen nga puna

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se mund të ketë mësimdhënës që do të largohen nga puna për shkak të përformacës së dobët.

Këto komente, Pupovci i ka bërë gjatë një interviste në RTV Dukagjini, teksa sqaroi se mësimdhënësit që dalin dobët në vlerësim do të ju jepët kohë që të përmirësohen.

“Për shkak të përformancës së dobët, jo vetëm mësimdhënësit por çdo punëtorë në Kosovë mund të largohet. Aty parashihet një periudhë njëvjeçare për mësimdhënësit që ka dalë dobët në vlerësim që të përmirësohet, dhe në rast se nuk përmirësohet ai mësimdhënës e humb licencën e punës”.

Ai shtoi se për herë të parë, vlerësimin e mësimdhënëseve e ka përmendur Arsim Bajrami sa ka qenë ministër i Arsimit.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, deklaronin vazhdimisht se një “testim të tillë nuk do ta lejonin në asnjë mënyrë”. /Insajderi.com