Zv/ministri i PDK-së akuzon Haradinajn: I harxhove rezervat shtetërore

Zv/ministri i PDK-së akuzon Haradinajn: I harxhove rezervat shtetërore

Bujar Cakolli, zëvendësminister i Inovacionit dhe anëtari i kryesisë së PDK-së në Prishtinë, ka akuzuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, për harxhimin e rezerva shtetërore.

Cakolli, në një shkrim të publikuar në Facebook, ka thënë se kryeministri Haradinaj i ka ikur përgjegjësisë.

“Dorën në zemër, duhet me qenë shumë idiot për me ju gëzu lajmit për shkuarjen e Kryeministrit në Hagë. Ama me fol drejt ka del shpirti, me i harxhu komplet rezervat shtetërore në korrik, e me lëshu qeverinë, nuk është tjetër veq ikje nga përgjegjësia politike”, ka shkruar Cakolli.

Haradinaj dha dorëheqje të premten pas ftesës që mori nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.