
Nëse deri më tani keni menduar se veprën ‘Meshari’ e ka shkruar Gjon Buzuku, e keni ‘gabim’. Nuk është hera e parë që vërejmë nga politikanët duke i shprehur aftësitë dhe margaritarët e tyre edhe në sfera tjera, njofton Fol.
Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qevrinë e Maqedonisë, Bekim Maksuti, në emisionin ‘Shkurt e shqip’, i pyetur se kush e ka shkruar Mesharin e Gjon Buzukut, është përgjigjur me ‘Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar Marlin Barleti’, shkruan fol.mk.
Përveç gafës dhe diçkaje që është shumë themelore për veprën ‘Meshari’, njofton Fol, madje këtë e di ndoshta çdo nxënës dhe student, Maksuti ka marrë guximin për ta qortuar rininë se nuk e dijnë kush e ka shkruan këtë vepër.
Përndryshe, veprën ‘Meshari’ e ka shkruar Gjon Buzuku në vitin 1555 dhe jo siç pretendon zv.ministri Maksuti, se atë e ka shkruar Marin Barleti.