Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor duke u shprehur e bindur se mësimi do të mbahet në mënyrë fizike, shkruan Insajderi.
Ajo ka sqaruar në një konferencë për media se nga viti i ardhshëm do të fillojë përdorimi i teksteve alternative, duke sqaruar se nxënësit që kanë rënë nga testi i maturës mund ta paraqesin atë me 15 dhe 28 gusht.
“Kemi arritur të përmirësojmë ngecjet te një pjesë e nxënësve. Tani jemi edhe dy muaj përpara fillimit të vitit shkollor ku MAShI ka filluar përgatitjet ku në shtator besojmë do të fillojë në mënyrë fizike. Tashmë ka nisur edhe vaksinimi i mësimdhënësve. Nga viti i ardhshëm do të hyjnë në përdorim edhe tekstet alternative. Këto tekste janë miratuar në vitin 2019”, ka deklaruar ajo.
Ajo më tej ka deklaruar së gjatë testit të matura 69 nxënësve u është anuluar testi për shkak të shkeljeve, ndërsa nxënësit që kanë rënë nga testi i maturës mund ta paraqesin testin me 15 dhe 28 gusht.
Fatmir Elezi nga kjo ministri tha se 15 mësimdhënës dyshohet se kanë shkaktuar parregullsi gjatë testit të maturës.
“Në bazë të raportit janë 15 mësimdhënës, administrator që kanë qenë në ditën e testimit dhe masat që janë marrë është publikimi emrave të tyre”, ka deklaruar ai./Insajderi.com