Zv/ministrja me COVID-19 thotë se po nihet e sigurtë në Infektivë

Zv/ministrja me COVID-19 thotë se po nihet e sigurtë në Infektivë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Teuta Sahatqija, e cila është e shtrirë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi infektimit me COVID-19, ka treguar se gjendja e saj është duke u përmirësuar, njofton Insajderi.

Ajo përmes një shkrimi në facebook ka lëvduar punën e stafit në Infektivë, duke shtuar se në këtë klinikë po ndihet e sigurtë.

Sahatqija është shprehur se ka hasur në njerëz shumë të vullnetshëm për punë, profesionistë të zotë dhe shumë të përkushtuar.

“Ata e dinë çfarë barre të rëndë mbajnë në supet e tyre të stërlodhura nga një sfidë e tmerrshme mbarëbotërore që nuk po i shihet fundi, prandaj nuk kanë nga me u marrë me tregime dashakeqe që punën e mirë të tyre e shumëzojnë me zero dhe i shndërrojnë ata në monstruma të paqenë”, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi.com