Dy muajt e fundit Komuna e Klinës ka intensifikuar realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në disa vendbanime. Sipas autoriteteve komunale, aktualisht në zonat rurale dhe urbane të Komunës së Klinës janë duke u realizuar rreth 40 projekte.
Një prej tyre që ka nisur të realizohet javën e kaluar është projekti në asfaltimin e rrugës së fshatit Deiq, e cila do të krijojë lehtësi qarkullimi për më shumë së 50 familje të Deiqit dhe një pjesë të fshatit Zajm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo rrugë konsiderohet si shumë e rëndësishme për ketë fshat, përmes së cilës krijohet një lidhje me rrugën kryesore në drejtim të Klinës dhe magjistrales Prishtinë-Pejë. Një lidhje të tillë nuk e bëjnë dy rrugët e fshatit Stapanicë të Klinës, por për banorët e këtij fshati ato dy rrugë janë mjaft të rëndësishme. Mirëpo ndër këto 40 projekte që thotë komuna s’janë duke u realizuar aktualisht, nuk gjenden 2 rrugët e fshatit Stapanicë.
Banorët e këtij fshati presin që tetë vjet asfaltimin e këtyre dy rrugëve në fshatin e tyre. Kërkesat sipas banorëve kanë qenë të vazhdueshme çdo vit, por asfaltin nuk e kanë parë, pavarësisht premtimeve të dhëna nga kryetari i Komunës.