Zvicër: Dënohet për vrasje e moshuara që kishte therrur me thikë shtatëvjeçarin nga Kosova

Zvicër: Dënohet për vrasje e moshuara që kishte therrur me thikë shtatëvjeçarin nga Kosova

Alice F., gruaja 76 vjeçare që kishte therrur për vdekje një shtatë vjeçar nga Kosova në qytetin e Bazelit në Zvicër është dënuar për vrasje nga Gjykata për Krime të Rënda në Bazel, njofton Blick, përcjell Insajderi.

Vendimi është marrë dje, e martë, derisa gjykatësi i ka thënë vrasëses se “e keni therrur fëmijën sikur të ishte një qengj”, por ajo nuk ka treguar fare emocione çka ka çuditur njerëzit e pranishëm në sallë.

Djali shtatë vjeçar, Ilias Mahmuti, po kthej nga shkolla për në shtëpi, kur kishte hasur në të moshuarën që kishte marrë një thikë e kishte goditur Iliasin dhe më ishte larguar, për t’u dorëzuar më pas vetë në polici.

E moshuara sipas gjykatës vuan nga një sëmundje mentale.

“Çmenduria e vazhdueshme nga e cila vuani është një çrregullim serioz mendor”, i ka thënë gjykatësi asaj, derisa dëgjonte pa kurrfarë emocionesh në fytyrë.

E moshuara e ka pranuar në gjykatë se ajo e ka kryer krimin.

Motivi i saj duket të ketë qenë problemi që kishte ajo me shtetin dhe largimi nga apartamenti për shkak të disa qirave të papaguara. Ajo për vite me radhë kishte kërcënuar që ose t’i zgjidhej problemi, ose do të vriste dike si vetëmbrojtje. Kjo kishte zgjatur për 20 vjet, derisa përfundimisht e realizoi kërcënimin e saj, duke i marrë jetën kosovarit shtatë vjeçar./Insajderi.com