Një vit më parë qeveria dhe sindikata e fermerëve kanë nisur së bashku një projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës. Por, nuk po arrijnë të gjejnë refugjatë për të punuar në fermat e interesuara.
14 ferma kanë nevojë këtë vit në bazë të një projekti të integrimit për 17 refugjatë për një vend të përkohshëm punësimi. Puna në ferma paguhet 3200 franga në muaj.
Por, vetëm gjashtë ferma kanë siguruar punëtorët në fjalë, sipas Unionit të Fermerëve zviceranë. Siç raporton “10 vor10”, tri fermat e interesuara kishin anuluar ofertën e tyre edhe për shkak se nuk gjetën asnjë refugjat.
Pavarësisht nga vështirësitë, Sekretariati Federal për Migracion (SEM, si dhe bashkimi i fermerëve dëshirojnë të ruajnë projektin që do të zgjasë deri në vitin 2018. Integrimi në tregun e punës kishte nisur në bujqësi vitin e kaluar, në tetë ndërmarrje, duke punësuar 13 refugjatë, përcjell albinfo.ch.
Punëtorët janë duke bërë punë tre muaj deri në një vit. Dy refugjatë kanë lënë projektin vitin e kaluar.