Zviceranët kundërshtojnë propozimet për heqjen e kufizimeve ndaj COVID-19

Zviceranët kundërshtojnë propozimet për heqjen e kufizimeve ndaj COVID-19

Më shumë se 60 për qind e banorëve zviceranë kanë përkrahur masat e reja qeveritare për luftimin e pandemisë COVID-19, transmeton Shqip.com.

Siç tregojnë rezultatet preliminare të një referendumi, shumica e votuesve kanë kundërshtuar propozimet për heqje të kufizimeve, përfshirë pasaportën e vaksinimit kundër COVID-19.

Referendumi i së dielës është mbajtur pasi organizatorët kanë thënë se pasaporta përbën kufizim të panevojshëm të lirisë, raporton REL.

Me më pak se dy të tretat e popullsisë së vaksinuar plotësisht, Zvicra është një prej vendeve me shkallën më të ulët të vaksinimit kundër Coronavirusit në Evropën Perëndimore.

Tani, infektimet me këtë virus janë duke u rritur shpejt, përkatësisht 40-50 për qind secilën javë. /Insajderi.com