Zvicra e para për inovacion Shqipëria renditet e fundit

Zvicra nuk është befasi që është në vendin e parë për zhvillimin e inovacionit, pasi edhe vitin e kaluar ka qenë e para. Shqipëria renditet në vendin e 93-të në botë nga 127 shtete, apo e fundit nga vendet evropiane në këtë listë

Zvicra e para për inovacion Shqipëria renditet e fundit

Sipas një raporti për Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2017, të sapo publikuar nga një bashkëpunim mes Cornell University, INSEAD, dhe World Intellectual Property Organization (WIPO), Zvicra është në vendin e parë në botë për zhvillimin e inovacionit, kurse Shqipëria e fundit në Evropë, shkruan ‘wipo.int’, përcjell albinfo.ch.

Por, Zvicra nuk është befasi që është në vendin e parë, pasi edhe vitin e kaluar ka qenë e para. Gjithashtu Suedia ruan vendin e dytë, kurse Holanda ka vendi i nëntë ka përparuar në atë të tretë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e katërt, derisa Mbretëria e Bashkuar në atë të pestë, edhe pse ishte e treta.

Edicioni i vitit 2017 është i dedikuar për temën e inovacionit në sistemet bujqësore dhe ushqimore. Inovacioni mund të jetë çelësi për të ruajtur rritjen e produktivitetit të nevojshme për të përmbushur këtë kërkesë në rritje në mënyrë të qëndrueshme, dhe kjo mund të ndihmojë në forcimin e rrjeteve që rrisin sistemet e integruara ushqimore.

Shqipëria renditet në vendin e 93-të në botë nga 127 shtete, apo e fundit nga vendet evropiane në këtë listë.

Në këtë pozicion, Shqipëria është e fundit në gjithë Evropën, duke treguar një nivel të ulët të zhvillimit të inovacionit në sektorin prodhues dhe teknologjisë së informacionit.