
Deri më tash shtetasit apo njerëzit që kanë ardhur prej zonave me rrezik të shtuar të përhapjes së epidemisë Covid-19, për në Zvicër, detyroheshin të qëndrojnë në karantinë, e në listën e këtyre vendeve ishte edhe Kosova.
Mirëpo gjatë ditëve të ardhshme shtetasit kosovar nuk do të detyrohen të karantinohen më, shkruan Federal Office of Public Health, raporton Insajderi.
Në listën e publikuar, përpos Kosovës, nga karantina lirohen edhe udhëtarët nga San Marino.
Heqja e karantinës për kosovarët që do të udhëtojnë për në Zvicër do të fillojë nga data 28 shtator./Insajderi.com