Zvicra kërkon dorëzimin e të dhënave të pasagjerëve në mesin e tyre edhe aeroporti i Prishtinës

Zvicra kërkon dorëzimin e të dhënave të pasagjerëve në mesin e tyre edhe aeroporti i Prishtinës

Zvicra do të zgjerojë listën e aeroporteve të huaja nga të cilat do të kërkojë detyrimisht të dhënat personale mbi pasagjerët. Listës ekzistuese do t`i shtohen edhe 15 aeroporte të tjera, shkruan srf.ch.

Në mesin e tyre do të jenë aeroportet e qyteteve si: Bangkok, Bejrut, Ankara, Kiev dhe St. Petersburg, transmeton albinfo.ch.

Në aeroportet e përfshira në këtë listë, kompanitë ajrore, para nisjes së fluturimit detyrohen që t`ua dorëzojnë autoriteteve zvicerane të dhënat personale të pasagjerëve të tyre.

Në mesin e këtyre aeroporteve është edhe ai i Prishtinës.

Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) thotë se përmes kësaj mase synon luftimin më të suksesshëm të hyrjes së kundërligjshme të të huajve në Zvicër dhe kontrollimin më të mirë të kufijve.

Të dhënat e dorëzuara në këto raste do të fshihen pas 24 orëve.

Deri tash, detyrimi për dorëzimin e të dhënave të pasagjerëve ishte në fuqi për 27 aeroporte të 21 vendeve, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për aeroportet: Sao Paulo, Abu Dhabi, Doha, Peking, Shanghai, Dubai, Dar es Salaam, Nairobi, Prishtinë, Istanbul, Moskau, Casablanca, Marrakesch, Neu-Delhi, Hongkong, Mumbai, Muskat, Algier, Beograd, Johannesburg, Kairo, Kapstadt, Montreal, Rio de Janeiro, Toronto, Tunis  dhe Singapur.

Ky detyrim ishte futur mbi bazën e një analize të rrezikshmërisë, shkruan SEM.