Zv/kryeministri i Rusisë: Pa hequr dorë nga Kosova, Serbia nuk hyn në BE

Zv/kryeministri i Rusisë: Pa hequr dorë nga Kosova, Serbia nuk hyn në BE

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, ka thënë se Serbia do të ketë një qeveri të mirë, por kushtet do të jenë ashtu që nuk do të pranohet asnjëherë në BE.

“Sa për kushtet që Serbia të hyjë në BE, është se ajo duhet të heqë dorë nga Kosova. Ajo nuk do ta bëjë kurrë. Asnjë serb pro-perëndimor nuk do ta tradhtojë vendin e tij. Është e mundshme të diskutohet për ekonomi, shkëmbime, taksa, por kjo është një çështje tjetër. Pa hequr dorë nga Kosova, serbët nuk do të pranohen asnjëherë në BE”, ka thënë Rogozin, raporton Tanjug.

Pas inaugurimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Rogozin për Sputnik ka thënë se është e rëndësishme që në Beograd për këtë rast kanë ardhur gjithë liderët Ballkanik, kjo e thekson rolin e Serbisë si vendi me autoritet më të madh në regjion, nga e cila, siç thotë ai, varen shumë punë.

Ai ka shtuar se hyrja e Malit të Zi në NATO është goditje e drejtpërdrejtë kundër Serbisë e jo kundër Rusisë. /Insajderi.com