Zv/ministri i Drejtësisë kërkon ndëshkim për sulmuesit e Zogajt, Ollurit dhe Stavilecit

Zv/ministri i Drejtësisë kërkon ndëshkim për sulmuesit e Zogajt, Ollurit dhe Stavilecit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi ka thënë se orgnaet e drejtësisë duhet që t’i zbulojnë dhe t’i ndëshkojnë sulmuesit e drejtorit të burgjeve Sokol Zogajt, drejtorit të Insajderit Parim Olluri dhe bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Përmes një reagimi në Facebook, Dushi ka thënë se sulmet ndaj këtyre tre personave nuk janë vetëm sulme kundër individëve, por sulme kundër demorkacisë së Kosovës.

“Sulmet ndaj Sokolit, Parimit e Zonjës së një politikani sot, nuk janë thjeshtë sulme ndaj individëve që ushtrojnë funksione/detyra të ndryshme publike, por sulme dhe ogur i zi për lirinë e demokracinë e një shoqërie të tërë”, ka thënë zv/ministri Dushi.

Dushi i ka quajtur “banditë të paskrupullt” autorët e këtyre tri akteve të dhunshme ndaj personave publik.

“Për këtë arsye, organet e pavarura e profesionale të ndjekjes e të drejtësisë, duhet që si asnjëherë më parë, me vendosmëri, t’i ndjekin, zbulojnë e ndëshkojnë këta banditë të paskrupullt, sa më parë, ndryshe ata do të vazhdojnë që përmes dhunës t’i ‘qërojnë hesapet’ me secilin që sipas vlerësimit të tyre (banditëve) mund të flasë apo veprojë kundër tyre apo interesave tyre”, ka thënë Dushi. /Insajderi.com