Zyba i kundërpërgjigjet Haradinajt pasi u akuzua për vjedhje votash

Zyba i kundërpërgjigjet Haradinajt pasi u akuzua për vjedhje votash

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka blerë vota nga deputetët e partive të tjera për të votuar Vjosa Osmanin për Presidente.

Haradinaj posaçërisht përmendi emrin e deputetit Salih Zyba, duke e quajtur atë sekser.

“Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë sekseri për vota, ai ka vizituar plot deputetë për vota”.

Mirëpo, Zyba në emisionin Speciale, ka thënë se kjo deklaratë është e dëmshme dhe e pavërtetë.

“Nuk po ka mekanizëm të drejtësisë dhe Haradinaj do të ishte më i kujdesshëm në shprehje.

Nuk them dot se jam i gatshëm të përgjigjem në çdo situatë edhe publikisht edhe në gjykatë.

Vet Haradinaj tha se i kanë 50 % [LVV], pasi nuk është situatë e blerjeve. Nuk kam pasur angazhim as nuk kam pasur vullnet dhe nuk është pozita jem sekser. Nëse ka shqetësime të tjera që të gjej formën për t’i ndalë  deputetët për të mos ardhur në VV le të gjej forma tjera. Unë kam një bindje për Haradinajn se me këto forma të shantazhimit jo 50% por do të jemi 2/3.

Qëndrimet individuale janë të humbësve të zgjedhjeve, më vjen keq për kryetarët e subjekteve që nuk kan qëndrim unik brenda grupit.

Shumë persona mu kanë drejtuar pas deklarimit por shumica e tyre kanë thënë të mos merrem me të pasi janë jo serioz”, tha ai./Insajderi.com