Zyberaj i AKR-së pretendon që ka “vjedhje votash”

Zyberaj i AKR-së pretendon që ka “vjedhje votash”

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR, Jetlir Zyberaj, po pretendon se ka vjedhje të votave në listën e kandidatëve për deputetë, përcjell Insajderi.

Zyberaj deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duhet të jenë vigjilentë në trajtimin e ankesave për vjedhjeve e votave.

“Sigurisht komisionerët kanë harruar që vjedhja ose tjetërsimi i vullnetit të njerëzve i shprehur me votë, përbën vepër penale të dënueshme me burg, për të gjithë ata që kanë nënshkruar procesverbalin në fund”, ka shkruar Zyberaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar që të numërojë edhe votat e kandidatëve për deputetë. /Insajderi.com

 

KQZ dhe PZAP duhet të jenë vigjilentë në trajtimin e ankesave për vjedhjen e votave të kandidatëve brenda listave….

Posted by Jetlir Zyberaj on Tuesday, 16 February 2021