Zyberaj kërkon dënime për komisionerët që manipulojnë me vota

Zyberaj kërkon dënime për komisionerët që manipulojnë me vota

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka kërkuar që të ketë dënime për komisionerët që manipulojnë me votat në zgjedhje, transmeton Insajderi.

Sipas tij, po të kishte dënime për këta komisionerë që bëjnë manipulime, nuk do të kishte probleme të tilla në të ardhmen.

“Këtu është faji i sistemit që lejojnë këso kriminelësh të bëjnë manipulime. Po të kishte dënime për komisionerët nuk do të kishim këso manipulimesh në të ardhmen”, ka thënë ai në ‘DPT te Fidani’, në T7.

“Pasi të numërohen votat për partitë, komisionerët janë të lirë dhe veprojnë sipas dëshirës së vet sa i përket votave të kandidatëve. Ky procesi në QNR është kapitulli i dytë i manipulimit”, tha Zyberaj.

Siç shprehet ai, ky problem me kandidatët ndodh që dy-tri palë zgjedhje.

“Familjarët që kanë votuar, iu mungon vota në formularët e zgjedhjeve. Tash ose ata po gënjejnë ose vota është manipuluar nga komisionerët”, thotë ai.

“Vet formularët e publikuar nga KQZ-ja ka jashtëzakonisht shumë paqartësi. Për mua është shumë e pakuptueshme se si ata persona që kanë vendosur numrat në kompjuter t’i kuptojnë shifrat që janë shënuar e më pas fshirë”. /Insajderi.com