Këshilltari politikë i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Jetlir Zyberaj, i ka kujtuar kandidates për presidente, Vjosa Osmanit, se para dhjetë vjetësh ajo bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Behgjet Pacollin, njofton Insajderi.
“Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me kontributin ligjor të Znj.Vjosa Osmani e dërguan në Gjykatë z.Pacollin. Sjellja e tyre ishte joprofesionale, jopolitike dhe dashakeqëse. Një vendim i tillë, për mua absurd,(gjyqtarët ndërkombëtar atë kohë votuan kundër) e ka futur vendin tonë, demokracinë tonë të re në një qorrsokak pa asnjë lidhje”, ka thënë ai.
Zymberaj theksoi se Osmani bashkë me LDK-në kishin kontribuar për largimin e Pacollit nga posti i presidentit.
“Në bazë të një vendimi të Gjykates Kushtetuese, Presidenti Pacolli u largua nga zyra e Presidentit të Kosovës. Ishte VV, LDK dhe AAK që lëshuan sallën bashkë me keqorganizimin e qëllimshëm të seancës nga kryetari i Kuvendit atë kohë, që u mor si shkas i atij vendimi”, ka shtuar ai. /Insajderi.com