Zyra e kryeministrit harron që Posta dhe Telekomi janë dy ndërmarrje – shpall konkurs për PTK-në

Zyra e kryeministrit harron që Posta dhe Telekomi janë dy ndërmarrje – shpall konkurs për PTK-në

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një konkurs për drejtor të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, por ka harruar vendimin e Qeverisë marrë në vitin 2011 për ndarjen e biznesit të Telekomit nga Posta.

Ka qenë vetë Qeveria e Kosovës ajo që para 6 viteve nga ndërmarrja publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës është ndarë në dy ndërmarrje, Telekomi dhe Posta e Kosovës.

Ishte krijuar ndërmarrja Posta e Kosovës. Por për Zyrën e Kryeministrit Isa Mustafa kjo ende mbetet zyrtarisht Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Qeveria e Kosovës  Nme vendimin r. 16/53 të datës 21.12.2011, kishte themeluar Ndërmarrjen e re Publike me emrin Posta e Kosovës. Deri atëherë Postë Telekomi i Kosovës, ka qenë një Ndërmarrje Publike e themeluar me Ligjin për Ndërmarrjet Publike në Republikën e  Kosovë.

Me këtë vendim PTK ishte ndarë në dy Kompani Publike Posta e Kosovës si një Ndërmarrje Publike e veçantë dhe Telekomi ( telefonia fikse) dhe Vala(telefonia mobile) si trashëgues e PTK-së, por vet PTK-së si një ndërmarrje e vetme nuk ekziston.

Me Vendimin e Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 14/67 të datës 21.03.2012, ishte emëruar edhe Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve për Ndërmarrjen Publike  Posta e Kosovës.

Fakti që në 1._Shqip_-_Konkursi_per_Bordin_e_PTK-se_2017 e Zyrës së Kryeministrit nuk është sqaruar se për cilën nga këto ndërmarrje është hapur konkursi, mbetet e paqartë nëse po kërkohet rekrutimi për anëtarë bordi në Postën e Kosovës apo Telekomin e Kosovës. /Insajderi.com