Më shumë se 30 mijë euro ka qenë shuma e jashtëligjshme me të cilat janë paguar punëtorët e zyrës së kryeministrit Isa Mustafa vitin e kaluar, sipas Auditorit të Përgjithshëm.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vitit të kaluar ka kompensuar disa punëtorëve jashtë ligjshëm, për orët e rregullta të punës, raporton Insajderi.
Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se Agjencia e Statistikave të Kosovës që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kishte shpenzuar 25,388 euro për kompensimin e punonjësve nga kategoria mallra dhe shërbime për angazhimet shtesë të zyrtarëve brenda orarit të rregullt të punës për disa projekte të financuara nga donatorët.
Ndërsa në dy raste zyrtarë të ZKM-së përveç pagës së rregullt kishin marrë edhe shtesa të rregullta mujore pa bazë ligjore, në vlerën e 7 mijë 426 euro kurse në një rast tjetër zyrtarja e cila përveç pagës ka marrë edhe shtesa edhe pse ishte evidentuar se në regjistrat e punë kishte vetëm 21 ditë pune.
Shuma e përgjithshmë e këtyre kompensimeve kalon vlerën e 30 mijë eurove. Ndërsa pagesa ishin kryer nga kategoria mallra dhe shërbime pa ndonjë kontratë apo marrëveshje për shërbime të veçanta.
ZAP konstatoi se kjo është në kundërshtim me ligjit për shërbyesit civil, sipas të cilit nëpunësitë civilë janë të detyruar të jenë të pranishëm në vendin e punës në bazë të kushteve të emërimit./Insajderi.com