Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka reaguar ndaj kanosjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Naim Abazit.
Kjo zyre thotë se kërcënimi ndaj tij vjen si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si prokuror.
Por, thonë se nuk do të zmbrapsen, përcjell Insajderi.
Për të shmangur çdo situatë, në njoftim për media thuhet se janë duke e trajtuar me prioritet dhe seriozitet të lartë këtë çështje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë që kërcënuesi sa më parë ta marrë dënimin e merituar.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndron afër të gjithë prokurorëve duke iu ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tyre në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë kryeseve të veprave penale”. /Insajderi.com