Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mohgerini, ka bërë të ditur se më 18 korrik do të takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.
Në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare.
“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18u korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thotë fillimisht njoftimi i publikuar në faqen zyrtare.
“Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intesifikuar”, thuhet në komunikatë.
Thaçi e Vuçiq së fundi janë takuar shkurtimisht edhe në Samitin e Londrës ku kanë diskutuar për disa tema. /Lajmi.net