
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka thënë se kanë pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, njofton Insajderi.
Këto dokumente ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, si dëshmi për procest e gjykimit.
PSRK bën të ditur se aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton publikun që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim./Insajderi.com