Një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren dyshohet se ka lajmëruar disa biznese që punonin jashtë orarit të lejuar për operacionet e Policisë së Kosovës, njofton Insajderi.com.
Përmes një komunikate, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ndaj zyrtarit është inicuar rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i informatës zyrtare”.
“Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Ndërkaq, gastronomët kanë paralajmëruar protesta pasi sipas tyre, janë buzë falimentimit, për shkak të masave të reja kundër përhapjes së Coronavirusit./Insajderi.com