ZYRTARE: Anulohet ndeshja në mes FC Prishtina vs Lincoln – tetë raste pozitive me Covid 19 tek klubi i Prishtinës

ZYRTARE: Anulohet ndeshja në mes FC Prishtina vs Lincoln – tetë raste pozitive me Covid 19 tek klubi i Prishtinës

Një lajm jashtëzakonisht i keq i është kumtuar ekipit të Prishtinës, vetëm dy orë para ndeshjes së tyre ndaj ekipit të Lincoln, në kuadër të kualifikimeve në Europa Ligë.

Ekipit të Prishtinës, i janë infektuar plotë tetë lojtarë dhe ndeshja është anuluar komplet.

“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi zyrtari i klubit të Prishtinës, Kushtrim Sopa, për Radio Televizionin e Kosovës, transmeton Insajderi.

“Tani jemi duke u bërë gati për t’u kthyer në Kosovë”, shtoi Sopa.

Klubi mbetet në pritje të vendimit të UEFA-s, por sipas të gjitha gjasave, ata do t’a kenë fatin e njëjtë sikurse ekipi i Dritës dhe do t’a humb ndeshjen në tavolinë, pa pasur fare mundësi të paraqiten në fushë./Insajderi.com.