Zyrtarë brenda AKR-së demantojnë njëri-tjetrin për koalicion me PAN-in

Zyrtarë brenda AKR-së demantojnë njëri-tjetrin për koalicion me PAN-in

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, gjatë ditë ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbrëmshme të kësaj partie është vendosur të mos hyhet në koalicioni me PAN-in.

“Ju informoj se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendin që mos të bëjë koalicion me PAN-in”, ka shkruar ndër të tjera Bahtiri në Facebook.

Por është dikush nga strukturat e larta të kësaj partie që e demanton Bahtirin, duke thënë se asnjë vendim nuk është marrë në këtë drejtim.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në AKR, Fatmir Matoshi, ka thënë se nuk ka asnjë vendim tjetër përpos atij për mundësinë e zhbllokimit të situatës politike.

“AKR-ja ka një vendim që kërkon me u zhblloku situata dhe me u gjet zgjidhje. Dhe ende nuk kemi gjetur zgjidhje. Nuk ka asnjë vendim tjetër”, ka thënë Matoshi për Express.

“Është në dorë të presidentit”, ka shtuar ai.

Ndryshe, për nesër është thirru vazhdimi i seancës konstituive ku edhe pritet të sqarohet gjithçka rreth formimit të institucioneve të reja.