
Driton Çaushi është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjakovës. Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se është kandiduar nga partia për të garuar në zgjedhjet lokale në Gjakovë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Çaushi ka bërë të ditur se do të lë postin e deputetit të zgjedhur për të kandiduar për kryetar të Komunës së Gjakovës.
“Me gjithë obligimin që ma dhatë duke më zgjedhur si deputet, nevoja për ndryshime në komunën tonë më bëri që t’i kthehem sërish Gjakovës”, ka thënë Çaushi.
Kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, që këtë pozitë e kishte marrë si pjesë e partisë së Behgjet Pacollit ka thënë se do ta mbajë postin e deputetes dhe nuk do të garojë për një mandat të dytë në krye të Gjakovës.
LDK dhe PDK ende nuk kanë bërë publike kandidaturat, por AAK-ja sipas të gjitha gjasave do të garojë me Ardian Gjinin. /Insajderi.com