Zyrtare: Haxhi Krasniqi do të luftojë për titullin EBU – data, kundërshtari dhe detajet

Zyrtare: Haxhi Krasniqi do të luftojë për titullin EBU – data, kundërshtari dhe detajet

Lajmi i shumë pritur nga të gjithë tifozët shqiptarë të boksit më në fund u konfirmua. Robin Krasniqi, i lindur si Haxhi Kransniqi nga Juniku, do të luftojë për titullin evropian EBU, që është hapi i  domosdoshëm që duhet të bëhet para se ti jepet shansi të luftojë për ndonjë titull bote, sipas të gjitha gjasave në WBO.

Titulli i EBU-së në kategorinë Super të Mesme – deri në 77 kg është vakant dhe Krasniqi ka rast të fitojë atë më 2 qershor. Përderisa data është konfirmuar tashmë nga promotorët, detajet tjera si vendi, koha dhe fondi i shpërblimeve pritet të konfirmohen ditëve të ardhshme.

Mësoni kundërshtarin e Krasniqit dhe statistikat e tij.