Zyrtare: Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër, LDK nuk bën koalicion me asnjë parti

Zyrtare: Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër, LDK nuk bën koalicion me asnjë parti

Pas mbledhjes se mbajtur të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ky subjekt ka vendosur që kandidati i tyre për kryeministër të jetë Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

“Kjo qeveri nuk është vlerësuar se ka punuar keq, është rrëzuar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ashtu, andaj Hoti e ka treguar punën e tij si kryeministër, prandaj ne kemi vendosur që ai të jetë kandidat për këtë post edhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha Mustafa.

Ai tutje njoftoi se partia të cilën e drejton do të garojë e vetme në këto zgjedhje, pra nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik

“Ju njoftoj se nuk do të bëjmë koalicion me asnjë subjekt politik”, shtoi Mustafa derisa mori fjalën pas kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Mustafa e ka lavdëruar punën e Qeverisë Hoti.

Ai ka thënë se Hoti e ka drejtuar në mënyrë të drejtë qeverinë, e ka luftuar krimin dhe korrupsionin dhe ka dëshmuar se është qeveri serioze./Insajderi.com