Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka vendosur që kandidat për kryetar Komune në Deçan, të jetë gazetari Zekë Sinanaj.
Kjo tashmë është konfirmuar nga vetë Vetëvendosje, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Aktivistët e Qendrës së Deçanit, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Zekë Sinanaj kandidat për kryetar të Deçanit. E urojmë z. Sinanaj dhe aktivistët e Qendrës së Deçanit”, thuhet në njoftim.
Sinanaj ka qenë redaktor i në Radio Televizionin Publik të Kosovës, të njëjtin institucion të cilin kjo parti e ka akuzuar me dhjetëra herë se është i kapur siç thoshin ata nga “Klani Pronto”.
Akuzat më të shpeshta vinin për menaxhmentin e televizionit publik dhe krerët e lartë të këtij televizioni.