Zyrtare: LDK nënshkruan koalicion parazgjedhor me “Alternativën”

Zyrtare: LDK nënshkruan koalicion parazgjedhor me “Alternativën”

Partia më e re “Alternativa” ka lidhë koalicion parazgjedhor me LDK-në. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin anëtari i saj, Kastriot Jahaj.

“Jemi marrë vesh që të ketë reformë në drejtësi, të ketë zhvillim të përshpejtuar ekonomik, dhe të ketë reforma në arsim. Pra, e kemi arritur një marrëveshje me LDK-në. Për listat nuk mund të flas asgjë sepse për to do të vendoset më vonë.

Ai ka thënë se marrëveshja me LDK-në do të bëhet publike më vonë./Insajderi.com