
Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike në Shqipëri ka bërë të ditura rezultatet finale të garës për drejtimin e kësaj partie, transmeton Insajderi.
Kryetari i këtij komisioni, Jemin Gjana, tha se na bazë të rezultateve, është rikonfirmuar se Lulzim Basha do të jetë kryetar edhe për një mandat – të tretin me radhë – në krye të PD-së me gjithsej 32 mijë e 882 vota nga gjithsej 41 mijë e 00 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim.
Ndërkaq, sipas tij, kundërkandidatët e Bashës morën këto vota: për Fatbardh Kadillin votuan 781 anëtarë; për Edith Harxhin 983 anëtarë; dhe për Agron Shehajn gjashtë mijë e 38 anëtarë.
Jemin Gjana tha se Komisioni Zgjedhor i PD-së me këtë rast shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së, Lulzim Bashën. /Insajderi.com