- Lajme / BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve
- Lajme / Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
- Lajme / Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik
- Lajme / Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë
- Bota / Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse
- Sport / Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron
Zyrtare: Qeveria në largim e Ramush Haradinajt mbetet pa një ministër

Bedri Hamza nuk është që nga dje më ministër i Financave në detyrë. Kjo pasi që politikani nga Mitrovica ka dhënë betimin si deputet dhe Kushtetuta nuk ia lejon më pozicionin e mëpërshëm.
Hamza që mori votat për të qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nga zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se dje i ka shkruar shkresë kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt në shenjë falënderimi.
“Kjo nuk do të thotë se unë kam dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë pasi që këtë e rregullon Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit. Në momentin kur ti kalon në Kuvend nuk mundesh mbajt edhe postin e ministrit, kjo nuk po ndodh për herë të parë”, ka deklaruar Hamza për portalin Indeksonline.
Hamza ka rikujtuar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në mandatin e kaluar “kur Avdullah Hoti ishte ministër i Financave deri në momentin kur ishte certifikuar si deputet atëherë ai kishte qëndruar në Kuvend”.