Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, u ka bër" />

Zyrtarë të AKR-së shpresojnë të ketë lëvizje për tejkalimin e krizës politike

Zyrtarë të AKR-së shpresojnë të ketë lëvizje për tejkalimin e krizës politike

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, u ka bërë thirrje liderëve partiakë të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e situatës aktuale.

Ai ka thënë se politikanët duhet ka kenë në rend të parë interesin e shtetit e jo interesin personal e partiak.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Makolli ka deklaruar se kërkesa e AKR-së drejtuar presidentit Pacolli, që të gjendet zgjidhje edhe jashtë koalicionit LAA, është bërë me qëllim që të nxitet bashkëpunimi në mes të LDK-së dhe Vetëvendosje!-s.

Ai ka vlerësuar se nëse palët nuk lëvizin nga pozicionet e veta, atëherë faktori ndërkombëtar duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur problemin.

Makolli nuk e ka përjashtuar as mundësinë që në fund të fundit AKR-ja ta mbështesë PAN-in për formimin e institucioneve.