Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të Lidhjes Demokratike kanë bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili njëherësh ishte themelues i kësaj partie, njofton Insajderi.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka shkruar se pavarësisë është projekti më i madh që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej.
“Respekt për atin themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova. Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh 30 vjeçar, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej.
Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Presidentit Rugova dhe atyre që kanë rënë për Pavarësinë e vendit”, ka thënë ai./Insajderi.com