Zyrtarët e LDK-së bëjnë homazhe te varrit i Ibrahim Rugovës

Zyrtarët e LDK-së bëjnë homazhe te varrit i Ibrahim Rugovës

Me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të Lidhjes Demokratike kanë bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili njëherësh ishte themelues i kësaj partie, njofton Insajderi.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka shkruar se pavarësisë është projekti më i madh që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej.

“Respekt për atin themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova. Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh 30 vjeçar, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej.

Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Presidentit  Rugova dhe atyre që kanë rënë për Pavarësinë e vendit”, ka thënë ai./Insajderi.com

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

May be an image of one or more people, people standing and outdoors