Zyrtarët e ministrisë e pranojnë që në Kosovë shkelen të drejtat e punëtorëve

Zyrtarët e ministrisë e pranojnë që në Kosovë shkelen të drejtat e punëtorëve

Mimoza Kqiku, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka theksuar se ndër shqetësimet kryesore të këtij dikasteri qeveritar janë zbatimi i kontratave, orari i punës, siguria dhe shëndeti në punë.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se janë në dijeni për papunësinë e lartë dhe informalitetin dhe mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve.

Kqiku ka thënë se ata si ministri janë duke punuar në hartimin e ligjit të ri të punës.

“Ligji i ri në masë të madhe i kushtohet nënave lehona. Kemi parapa që të rregullohen këto probleme më një ligj të veçantë. Aty do të përfshihet edhe trajtimi i lehonave të papuna, pushimi prindëror për të dy prindërit”, ka shtuar ajo. /Telegrafi

Përballje: 1 Maji, protestë apo festë?

Përballje: 1 Maji, protestë apo festë?

Posted by Telegrafi.com on Friday, 27 April 2018