Deklarojeni pasurinë

Zyrtarët publikë kanë kohë deri me 19 qershor ta deklarojnë pasurinë

Janë gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Zyrtarët publikë kanë kohë deri me 19 qershor ta deklarojnë pasurinë

Agjencia Kundër Korrupsion ka njoftuar se zyrtarët publikë kanë kohë vetëm deri me 19 qershor që të deklarojnë pasurinë e tyre, ashtu siç e kërkon edhe ligji anti-korrupsion, njofton Insajderi.

Nëse zyrtarët publikë nuk i përgjigjen kësaj thirrje të Agjencisë, atëherë kundër tyre do të ndërmerren veprime ligjore të parapara me ligjet në fuqi.

Zyrtarët publikë është dashur që kohë më parë ta bëjnë deklarimin e pasurisë, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, afati është shtyrë.

Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli, ka thënë AKK është në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publikë në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses./Insajderi.com