Zyrtari amerikan përkrah ministren e Drejtësisë për ndryshimin e ligjit

Zyrtari amerikan përkrah ministren e Drejtësisë për ndryshimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në ShBA, ajo është takuar me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee.

Yee, ka përkrah iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit, ku e ka cilësuar si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.

“Z. Yee, vlerësoi lart iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu përshëndeti aprovimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë reformë si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Ndërsa ministrja Hoxha ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë amerikane dhe falënderoi z. Yee për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. /Insajderi.com