Zyrtari i AAK-së bën thirrje VV-së që të protestojnë kundër Albin Kurtit

Zyrtari i AAK-së bën thirrje VV-së që të protestojnë kundër Albin Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirje që të protestohet kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Syla është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka besim as tek vetja por as tek Lidhja Demokratike e Kosovës

Në postimin e tij në Facebook, Syla ka shkruar se Vetëvendosje duhet të protestojë kundër liderit të saj, Albin Kurtit.

“E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga? VV është mirë me protestu tash kundër Albinit”, ka shkruar Syla.

Ky është statusi i tij i plotë:

Siç duket VV nuk ka besim as te vetja e aq më pak besim në LDK.

Protesta kundër zajednices kishte siç kishte kundër pakos së Ahtisarit.

E tash si do ja bëjnë?!

E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga?

VV është mirë me protestu tash kundër Albinit!