Zyrtari i AAK-së ia numëron skandalet e 50-ditëshit Kurtit: Kjo është tepër, kthjellu

Zyrtari i AAK-së ia numëron skandalet e 50-ditëshit Kurtit: Kjo është tepër, kthjellu

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.

Deklarata e djeshme e Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta.

Sipas Isufit, ky është skandali i radhës në vargun e skandaleve të qeverisë Kurti.

Isufi në postimin e tij i ka numëruar edhe skandalet tjera të mëdha, të ndodhura brenda vetëm 50 ditësh.

Postimi i Ahmet Isufit:

Kur të vërtetën dhe të drejtën ia dedikon vetëm vetvetes.

Kur kundërshtarin politik e kthen në armik e armiku të kthehet në humanitar.

Kur i kthen tregun armikut që me paratë tua të blejë armë për të të vrarë.

Kur i ofron armikut korridor për të dalë në detin Adriatik.

Kur i frynë zjarrit për luftë vëllavrasëse.

Kur mbledh rreth vetes llumin që godet embrionin e lirisë së popullit e atdheut.

Kur do të mbahesh mend vetëm për shkarkim-ngarkim.

Tepër 50 ditë.

Kthjellu!.