Muharrem Nitaj, ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të arsyetoj secilin shkarkim veç e veç që po bëhen, shkruan Insajderi.
Sipas Nitajt, është obligim i zyrtarëve shtetërorë të arsyetojnë secilin veprim që ndërmarrin duke përfshirë edhe largimet e njerëzve nga pozitat publike.
“Ne mos asgjë tjetër, kryeministri dhe jo pak prej ministrave të tij, e dijnë se nuk ka përgjegjësi kolektive dhe çdo shkarkim kolektiv është vendim arbitrar i një qeverie me “hu në krah”! Nuk mund të arsyetohet vendimi për shkarkimet komplet të bordeve, sepse është e pamundur që ndonjëri prej tyre të mos e ketë kryer detyrën me përgjegjësi e profesionalizëm”, ka shkruar Nitaj në lloagrinë e tij në Facebook, përcjell Insajderi.
Nitaj i ka kërkuar llogari Shefit të Qeverisë të japë më shumë detaje dhe të tregojë se kush ka bërë shkelje ligjore në mënyrë që mos të ketë veprime ndëshkuese edhe ndaj atyre që kanë punuar mirë.
“Nuk e di se si janë emëruar konsujt në shërbimin diplomatik të Kosovës dhe e marr me mend se disa prej tyre, do të duhej shkarkuar me urgjencë, por qeveria duhet ta arsyetoj njëpërnjë, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshisë”, krejt atyre qe ata i shohin si krahun e kundërt politik! Opinioni publik duhet të jetë i informuar për çdo shkarkim deri në detaje, duke përfshirë edhe sekretaret e ministrive, e jo kështu si po bëhet. Unë nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëri prej tyre mund të jetë strumbullar i korrupsionit në dikasteret e tyre, por është detyrë e qeverisë që çdo vendim ta arsyetoje deri në hollësi e jo të jepen arsyetime të përgjithësuara”, ka shtuar ai.