Zyrtari i ATK është nisur drejtë Kosovës me veturë të Zyrës Ndërlidhëse

Zyrtari i ATK është nisur drejtë Kosovës me veturë të Zyrës Ndërlidhëse

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar lirimin e zyrtarit të ATK-së, Marjan Gjoka, që të dielën ishte arrestuar në Serbi nën dyshimet se ka kryer krime lufte.

Nga MPJ kanë konfirmuar se Gjoka momentalisht po sillet për në Kosovë.

“Zyra jonë në Beograd është duke e sjellë në Kosovë”, kanë bërë të ditur nga MPJ, duke thënë se kjo po bëhet me veturën zyrtare të zyrës në Beograd.

Për rastin e tij u njoftuan autoritetet kosovare, Bashkimi Evropian e ambasadat në vend.