Zyrtari i lartë turk refuzon takimin me Haradinajn

Zyrtari i lartë turk refuzon takimin me Haradinajn

Kryetari i Odës së Avokatëve të Turqisë, Metin Feyzioğlu, me ftesën e homologut të tij kosovar, Osman Havolli, ka zhvilluar disa takime në Kosovë të premtën, por ai nuk është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për mediat turke, Feyzioglu ka thënë se ai e ka anuluar takimin me Haradinajn pas përplasjeve të tij me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Qeveria e Turqisë akuzohej atje [në Kosovë] për kidnapim të kundërshtarëve politik. Kështu që ne duhet të bëjmë diplomaci publike atje”, ka thënë Feyzioglu.

Feyzioglu është takuar të premtën me homologun e tij kosovar Osman Havollin, me të cilën doli në një konferencë për media. /Insajderi.com

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK