Zyrtari i LDK-së godet VV-në: “Zoti u dhashtë bereqet n’tru”

Zyrtari i LDK-së godet VV-në: “Zoti u dhashtë bereqet n’tru”

Mos arritja e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka nxitur përplasjen në distancë të anëtarëve të këtyre dy subjekteve politike, shkruan Gazeta Insajderi.

Kushtëzimet e LDK-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë që aktivistë e zyrtarë të kësaj të fundit ta akuzojnë partinë e Isa Mustafës se po dëshirojnë të bashkqeverisin me PDK-në.

Por, ka reaguar Bajram Gecaj, ish këshilltar i Isa Mustafës sa ishte kryeministër. Ai u ka dëshiruar “bereqet n’tru” gjithë atyre duan bashkëpunim me LDK-në, e në anën tjetër e shajnë.

“Atyre që shajnë dhe kërkojnë bashkëpunim njëkohësisht …. “zoti u dhashtë bereqet n’tru”!”, ka shkruar Gecaj në një status në rrjetin social Facebook.

Më herët gjatë ditës, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, akuzoi kreun e LDK-së, Isa Mustafa, se po kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në.

Hoxha ka thënë se për këtë arsye janë duke kërkuar presidentin, si dhe kryeparlamentarin.

“Isa Mustafa do ta bëjë gjithçka bajat. Sepse kërkon si duket me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje! Duan presidentin që nuk ka kuptim të kërkohet”, shkruan Hoxha në rrjetin social Facebook.

Dy subjektet politike edhe pas me shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk po mund të merren vesh për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.  /Insajderi.com