Zyrtari i LDK-së i quan “pula nga Çakorri” sulmuesit e Avdullah Hotit

Zyrtari i LDK-së i quan “pula nga Çakorri” sulmuesit e Avdullah Hotit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selim Kryeziu, ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë ndaj Avdullah Hotit.

Sipas Kryeziut, prapa një sulmi të tillë qëndron partia e Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi të tij, ai ka thënë se ca pula nga Cakorri paskan zbritur për ta sulmuar Hotin, por këto vezë të prishura nuk mund ta mbani peng Kosovën.

“Ca pula të pa vaksionuara, paskanë zbritur sot nga Çakorri dhe paskanë sulmuar me vezë zv.kryeministrin Avdullah Hoti. Deja vu! Me pula të dermëzuara e vezë të prishura nuk mund ta mbani peng Kosovën, as nuk mund ta shndërroni atë në pashallëk tuajin. Pashallëqet i takojnë shekullit 18 dhe jo shekullit 21. Keni ngecur në kohë ju cubëria, jeni tre shekuj mbrapa. Don Kishoti do ua kishte lakmi. Qëndro Avdullah, kurrë s’ke qenë i vetëm dhe kurrë s’ke qenë më i fortë!”, ka shkruar Kryeziu. /Insajderi.com