Zyrtari i LDK-së i reagon Aliut: Ka mungesë inteligjence

Zyrtari i LDK-së i reagon Aliut: Ka mungesë inteligjence

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratave të opinionistes Luljeta Aliu, e cila mbrëmë në emisionin “Pressing të T7, derisa po debatonte me analistin Ardian Kastrati, e pyeti atë “pse po e ofendon Kralevën”, transmeton Insajderi.

Gecaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Aliu ka mungesë intelegjence, dhe se ajo i ka ofenduar e poshtëruar një pjesë të qytetarëve të Kosovës me deklaratën për votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Luljeta Aliu ofendoi rëndë mbrëmë një pjesë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kur ata i krahasoi, i poshtëroi dhe i denigroi nën nivelin e qytetarëve të Kraljevës. Edhe pse unë mendoi se ajo këtë e bëri për faktin se ka mungesë inteligjence, është pra e pa-mençur dhe shpesh i lëshon fjalët pa i matur fare, megjithatë, një deklarim i tillë, me apo pa qëllim, është definitivisht i papranueshëm dhe i pafalshëm!”, ka shkruar Gecaj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në këtë emision, Aliu derisa po debatonte me Ardian Kastratin, i cili i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë për ta barazuar votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

Me këtë rast Aliu reagoi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”.

Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i  konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi. /Insajderi.com