Zyrtari i LDK-së parashikon koalicion me VV-në, akuzon bashkëpartiakët pse spo arrijnë marrëveshje

Zyrtari i LDK-së parashikon koalicion me VV-në, akuzon bashkëpartiakët pse spo arrijnë marrëveshje

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hazir Borovci, ka komentuar përpjekjet e marrëveshjes për koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Borovci i cili u bë i njohur me pretendimet se vazhdimisht flet me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka thënë për GazetaBlic se koalicioni VV-LDK do të bëhet.

“Mendoj se duhet me u bë koalicioni dhe ka me u bë koalicioni dhe duhet të bëhet çdo gjë që është e mirë për Kosovën”, tha ai.

Borovci tha se është pro koalicionit VV-LDK, sipas tij LDK do të veproj edhe kësaj radhe në të mirën e vendit.“Jam pro koalicionit, pro vendimeve që i marrin organet brenda LDK-së, ne kemi kryesi, kemi ekip dhe jam i sigurt që LDK siç ka ditë në gjitha fazat me e bë më të mirën e mundshme për shtetin, do ta bëj edhe kësaj radhe”, shtoi Borovci.

Borovci ka komentuar edhe deklaratat e zyrtares së LDK-së, Donika Gërvalla.

“Të gjithë ata që drejtojnë e që e udhëheqin LDK-në janë bashkë dhe do të jenë bashkë, bashkërisht ata, bashkërisht me Vjosën dhe gjitha strukturat dhe do ta bëjnë më të mirën e mundshme, edhe bashkërisht me Vetëvendosjen”, tha Borovci.Gërvalla gjatë ditës së djeshme përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar zyrtarët e LDK-së të cilët nuk po e arrijnë marrëveshjen me VV-në.

Ajo tha se i vije turp se në duart e kujt ka mbetur LDK-ja.“Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin”, ka shkruar Gërvalla.